S’ka gjë më keq se dhembja e muskujve
Masazhi u bën shumë mirë muskujve, ai rrit tonusin e muskujve, i qetëson, i normalizon proceset metabolike dhe ka ndikim qetësues në sistemin nervor.
Në qoftë se me rastin e masazhit përdorni edhe melhem përkatës, rezultatet janë edhe më të mira.
Melhem të shkëlqyeshëm për luftimin kundër ngërçeve dhe dhembjeve të muskujve mund të bëni edhe në shtëpinë tuaj.
Ai depërton thellë në inde dhe në çast krijon ndjenjë qetësuese.
Në një enë qitni gjysmë filxhani të vogël vaj kokosi dhe një të katërtën e filxhanit dyllë blete dhe shkrini në avull.
Pastaj përzieni mirë tretjen dhe shtoni 2 lugë xhenxhefil pluhur, 2 lugë shafran dhe 15 pika vaj livande.
Sërish përzieni të gjitha dhe qitni në një kavanoz qelqi dhe prisni që të ftohet. Dhe melhemi është i gatshëm për përdorim.
Ilaçi qitet në muskuj të dhembshëm apo muskuj të lodhur.
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...