Kanë mbërritur në Romë dozat e para të vaksinës Oksford realizuar në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike italiane Astrazeneca.
Në magazinat e kësaj kompanie në komunën Anagni në afërsi të Romës, kanë mbërritur sasitë e para të kësaj vaksine që është në përfundim të përgatitjes së dosjes që do i dorëzohet për aprovim Agjensisë Europiane të Barnave EMA.
Në analizë do të merren gati 10 milionë të dhëna të mbledhur gjatë fazës së eksperimentimit të saj tek njeriu.
Menaxheri i përgjithshëm i Astrazeneca Lorenzo Wittum, informon se “litra vaksinë janë gati për t’u konfeksionuar në magazinat e qëndrës së tyre pranë Romës e sapo të marrin autorizmin janë të gatshëm të shpërndajnë 3 miliardë doza e për të cilat po punojnë prej majit të 2020.”
Vaksina Astrazeneca Oksford është më e lira nga të gjitha vaksinat e tjera që po eksperimentohen.
Ka një kosto 3 euro, mund të konservohet në frigoriferë të thjeshë në temperaturë -2 /8 gradë e një kohëzgjatje prej 6 muaj.
Kjo vaksinë merret në dy doza e efikasiteti i saj në krahasim me dy vaksinat e tjera Pfizer e Moderna, është më i ulët e që varion nga 70% deri në 90%.
Menaxheri i saj Lorenzo Wittum thotë se janë mjaft të kënaqur me rezultatin e arritur në kuotën 90% të efikasitetit të vaksinës.
“Por dhe niveli 70% është një rezultat mjaft i mirë” , thotë ai. “Asnjë nga personat e vaksinuar ka shfaqur simptoma të rënda e as nuk është shtruar në spital për t’u kuruar, Pra dhe nëse merret virusi, vaksina ka aftësinë për të të mbrojtur.”
“Kjo është një vaksinë për të gjithë dhe për ato vende me një nivel të ulët jetese”, thotë menaxheri i Astrazeneca Italia Lorenzo Wittum.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës