Është i pashmangshëm procesi i plakjes, dhe për të gjithë vjen dikur, herët ose vonë.
Shenjat e para të plakjes vërehen në lëkurën tonë kur fillojnë të shfaqen rrudhat e para, kryesishit në fytyrë dhe qafë.
Ndoshta vërejmë rrudhat e para në fytyrë për shkak se fytyra është qendra e vëmendjes sonë.
Por në fakt, nuk është vetëm fytyra ajo që e tregon moshën tonë.
Edhe duart kalojnë një proces transformimi, madje ato mund të vijnë në pikën ku duken shumë keq sepse ne nuk tregojmë vëmendje ndaj kujdesit për to.
Lëkura në duart tona është shumë e hollë dhe senzitive, prandaj gjithmonë tregon edhe shenjat e plakjes, transmeton Klan Kosova.
Në kombinim me efektet e dëmshme nga shamponi për larjen e enëve që gratë zakonisht janë në kontakt të përhershëm me të, mund të imagjinoni se sa keq mund të jetë lëkura juaj e duarve nëse nuk kujdeseni për të.
Por, për fat të mirë, ne ju sjellim një maskë natyrale që ju ndihmon që të keni duar më të buta, plot shkëlqim dhe largon qelizat e vdekura, transmeton Klan Kosova.
Madje, për këtë maskë, ju nuk do të duhet të shpenzoni shumë para, pasi përbërësit e kësja maske sigurisht se i keni në shtëpitë tuaja.
Përbërësit:
Vaj ulliri
Kanellë
Sheqer kaf
Si ta përgatisni këtë maskë?
Krejt çfarë duhet të bëni është të përzieni të gjithë përbërësit dhe ta aplikoni këtë pastë në duart tuaja. Masazhojeni lehtë maskën në duart tuaja dhe më pas shpëlani duart me ujë të vakët.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...