Shafrani i Indisë, është një nga erëzat më të përdorura që nga kohët e lashta. Ai gjen përdorim në lehtësimin e disa simtpomave të çrregullimeve shëndetësore si dhe për kujdesin e lëkurës.
Karakteristikat e tij anti-inflamatore dhe anti-oksidante mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, kundër skuqjes, trajtimin e akneve dhe shenjave që ato lënë.
Ekspertët thonë se shafrani i Indisë është një nga përbërësir me potencialin më të madh në fushën e bukurisë, qoftë përmes konsumimit qoftë kur përdoret në formë të maskave. Ai ka potencial të rigjenerojë qelizat e dëmtuara, duke i reduktuar rrudhat dhe duke e përmirësuar tenin e përgjithëm të lëkurës.
Një ndër maskat më të përhapura është maska që përmban shafran Indie, tërshërë të bluar, kos dhe mjaltë. Edhe procedura e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit duhet të vendosen në një enë deri të formohet një masë homogjene. Më pas, duhet të vendoset në fytyrë për 15 minuta.
Sipas ekspertëve, ju do të vëreni një efekt të mahnitshëm që në përdorimin e parë. /Express
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...