Vrapimi në maratonë mund të jetë i keq për shëndetin tuaj, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Në një studim të bërë, rreth 80 për qind e garuesve vuajnë nga lëndimet e veshkave për shkak të dehidrimit, transmeton arbresh.info.
Studiuesit thanë se veshkat e vrapuesve rikuperoheshin vetëm pas dy ditëve ndërsa rrezikojnë të kenë ndikim në shëndetin e tyre edhe pas një kohe të gjatë.
Ky studim vjen pas numrit të madh të maratonave që po mbahen kohëve të fundit, ndërsa gjetjet janë publikuar në gazetën amerikane për sëmundjet e veshkave, vetëm disa ditë para Maratonës së Londrës.
Vrapuesit të cilët morën pjesë në maratonë e që më pas morën pjesë edhe në studim dolën të kenë probleme me veshkat, gjegjësisht veshkat nuk u pastronin gjakun.
Mjekët thanë se kjo vjen si shkak i temperaturës së lartë në trup, nga vjen edhe dehidrimi e si pasojë e dehidrimit edhe gjaku nuk shkon në veshkë për pastrim./Arbresh.info
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...