Google ADS

Limoni, të mirat dhe të këqijat e tij

16:18 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Limoni është i mbushur me vitaminën C e cila ndihmon të neutralizojë çdo lloj sëmundjeje në trup dhe kanë elementë antibakterial të shumtë.

Siç është kujdesi ndaj gojës, pasi që duke hedhur pak lëng limoni në një copë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme. Limoni gjithashtu ndihmon që ti dhuroj gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët.

Zvogëlon temperaturën: ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pish ujë me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirë është të blini apo maroni balsam limoni e më pas ta aplikosh në trup, kryesisht në ballë.
Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe nxjerr temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.
Presioni i gjakut: Për shkak të sasisë së lartë të potasës që ka limoni, ky frut është i mirë për uljen e presionit të lartë të gjakut. Kjo është për shkak se potasa vepron kundër sodiumit.

Megjithatë,  përkundër vetive të shumta positive,  duhet përmendur edhe rreziqet shëndetësore të lëngut të limonit, e të cilat janë:

Refluksi gastroezofageal
Refluksi gastroezofageal shfaqet kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag. Kjo sëmundje shpesh manifestohet me një urth të dhimbshëm dhe ndryshime në të ushqyer. Urthi, ndjenja e ngopjes së tepruar si dhe të përzierat janë simptomat e kthimit të acidit të stomakut në ezofag. Frutat agrume si limoni e përkeqësojnë irritimin e ezofagut dhe më tej i përkeqësojnë simptomat e pakëndshme të refluksit gastroezofageal, ndërsa mund ta intensifikojë edhe irritimin e ulcerës së stomakut. Trajtimi i ulcerës së stomakut ka qëllim reduktimin e acidit në stomak që ulcera të mund të shërohet, ndërsa acidi i limonit nuk kontribuon aspak në këtë. Simptomat e zhvillimit të ulcerave të stomakut mund të përfshijnë të përziera dhe dhimbje barku.

Erozioni dentar
Erozioni dentar është humbja e pakthyeshme e indeve të forta të dhëmbëve për shkak të veprimit të acideve, ndërsa pikërisht lëngu i limonit mund të bëjë dëme të pakthyeshme të dhëmbëve. Acidet nga lëngu i limonit mund ta prishin smaltin, sipërfaqen e sipërme shkëlqyese të dhëmbëve e cila i mbron dhëmbët nga prishja. Dobësimi i smaltit të dhëmbit mund të çojë në ndryshime në ngjyrën sipërfaqësore të dhëmbëve, në shfaqjen e kariesit dhe ndjeshmërinë e rritur nëse vazhdon ekspozimi afatgjatë i dhëmbëve ndaj acidit. Një nga mënyrat për ta shmangur këtë situatë është të konsumoni lëng limoni në kombinim me ushqime dhe pije të tjera, dhe ta shmangni pirjen e drejtpërdrejtë të lëngut të pastër të limonit.

Ndërveprimi me ilaçe
FDA-ja amerikane ka përcaktuar qartë marrëdhëniet mes metabolizmit të ilaçeve dhe frutave agrume. Metabolizmi i ilaçeve i referohet mënyrës në të cilën trupi i shpërbën ilaçet, i absorbon dhe i shfrytëzon ato, transmetron Koha.net. Një sasi e vogël e lëngut të limonit, rreth 120 ml e lëngut përmban madje 5.9 gramë acid limoni që e zvogëlon nivelin e klorokuinit në gjak. Klorokuinin e marrin udhëtarët, ushtarët dhe të gjithë ata që udhëtojnë në zona me nivele të larta të kontraktimit të malaries. Pikërisht për shkak të moskuptimit të efekteve metabolike të ushqimit dhe ilaçeve, rrezikohet mosefikasiteti i ilaçeve.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale