Të paktën 22 ligje në fushën e shëndetësisë, janë aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe megjithëse Ministria e Shëndetësisë thotë se ato po zbatohen në një masë të kënaqshme, sindikalistët e thonë të kundërtën. Sipas tyre ligjet janë politike dhe të përshtatura për interesa partiake.
Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se ka raste kur ligjet hasin në vështirësi sa i përket zbatimit, por ato në vazhdimësi po monitorohen.
“Ligjet në sektorin e shëndetësisë e ndajnë fatin me ligjet në sektorët e tjerë. Ka disa që zbatohen në tërësi, por ka edhe të tilla që kanë vështirësi në zbatimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë, bashkë me institucione të tjera, duhet të jenë përveç si sponzorizues të ligjeve edhe monitorues dhe aty ku ka vështirësi të bëhen përshtatje. Ajo çka vërehet; në aspektin legjislativ po punohet shumë dhe po vie duke u fuqizuar zbatueshmëria e ligjeve”, ka thënë Hoti, shkruan REL.
Por, për sindikatën ligjet varen nga bartësit e institucionit, dhe varësisht nga ndërrimet në Ministri edhe varet zbatimi i tyre.
Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë se ligjet asnjë ministër i shëndetësisë nuk e vazhdon punën e ministrit paraprak. Si rrjedhojë, thotë ai, kjo e ka sjellur sistemin shëndetësorë në nivelin që është.
“Sa i përket ligjeve dhe implementimit të tyre është tragjedi. Miratohet në parlament dhe si të vjen partia tjetër duke i kushtëzuar interesat e veta partiake, i ndërprejnë ato ligje dhe fillojnë amandametimin e ligjeve. Kjo po ndodhë qe 17 vjet. Asnjë ministër nuk e vazhdon punën e një ministri paraprak, për të zbatuar interesat partiake”, tha Syla.
Sipas tij disa ligje nuk janë transparente dhe prekin edhe qytetarët edhe mjekët njëkohësisht.
“Ligji i sigurimeve shëndetësore nuk zbatohet. Ligji i shëndetësisë që është në amandamentim, është një ligj që gjatë tërë kohës nuk ka qenë transparent. Mjafton t’i përmendim këto dy ligje e që janë duke e dëmtuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Syla.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë të mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por ka vlerësuar se zbatueshmëria e tyre është vënë në pikëpyetje.
Janë disa ligje, sipas OBSH-së, që nuk kanë arritur të zbatohen dhe vec tjerash përmendet Ligji për Duhanin, i cili siç thuhet pati nisur mirë, por zbatimi i tij kohët e fundit ka nisur të zbehet. (
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...