Çaji ose lëngu i qepës përgatitet nga lëkurat dhe qepës. Shtresa e jashtme e saj është shumë e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë.
Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë.
Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe në vlera kundër kancerit dhe mykut.
Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira.
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë treguar se ekstraktet e qepës parandalojnë shpërndarjen masive të qelizave kancerogjene.
Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë.
Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.
Lëkura E Qepës Lufton Edhe Këto Sëmundje:
Diabeti i tipit 2,
Sëmundjet kardiovaskulare,
Sëmundjet e sistemit tretës,
Mbipesha
SI Të Përgatisni Çajin E Qepës
Lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë.
Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë.
Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë.
Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta.
Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.
Përdorime Të Tjera Të Çajit Të Qepës
Çajin e qepës ta përzieni edhe me xhenxhefil për të luftuar me më efikasitet të ftohurën.
Një mënyrë tjetër kërkon që qepët t’i zieni bashkë me lëkurën.
Mjafton të prini pesë feta të holla me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me qepët me gjithë lëkurë, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil.
Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.
Kujdes
Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë.
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...