Shkencëtarët që realizuan studimin, u çuditën edhe vetë nga rezultati i tij
Studimi tregon se ekspertët jo vetëm mund të jenë në gjendje ta ngadalësojnë procesin e plakjes, por edhe mund ta kthejnë mbrapsht atë, një zhvillim ky që sjell ndërmend filmin e njohur amerikan “Rasti i çuditshëm i Benjamin Button”.
Për një vit rresht, një grup vullnetarësh në Kaliforni kishin marrë një koktej të përbërë nga tre medikamente të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.
Kërkuesit po kërkonin të shihnin mënyrat sesi mund të rigjenerohet gjendja e timusit.
Por sipas revistës “Nature”, pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2,5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në gjenomet e një personi.
Lajmin e përcjell revista “Nature”. Sistemi imunitar i pjesëmarrësve në studim gjithashtu tregonte shenja përtëritjeje.
Lajmi përbën një zhvillim mjaft të rëndësishëm, sepse njerëzimi i ka kërkuar gjithmonë mënyrat për të shmangur plakjen.
Megjithatë studiuesit paralajmërojnë se zbulimi është paraprak dhe se do të duhen verifikime të tjera përpara se të tentohet zbatimi i tij tek njerëzit.
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...