Ju pëlqejnë apo jo, perimet jeshile tanimë dihet se janë pjesë e rëndësishme e dietave te shëndetshme, shkruan Medical Daily.
Hulumtimi më I ri, I bërë nga një grup studiuesish nga Unviersiteti Edith Cowan në Australi, tregon se perimet kryesore jeshile janë shumë të rëndësishme, posaqërisht për shëndetin e enëve të gjakut dhe zemrës.
Në këto perime jashtëzakonisht të shëndetshme përfshihen sallatat e gjelbra, brokoli dhe lulelakra.
Studiuesit vëzhguan një grup prej 684 grave të moshuar, mosha mesatare e të cilave ishte 75 vjeç. Duke përdorur një pyetësor rreth ushqyerjes së tyre, gratë raportuan se sa perime konsumonin gjatë 12 muajve të fundit, duke u përqëndruar se sa shpesh hanin brokoli, lakër të gjelbër dhe lulelakër.
Rezultatet treguan se gratë qe hanin më shumë nga këto perime, kishin shumë më pak arterie të bllokuara dhe probleme me zemër, në krahasim me ato që nuk kishin konsumuar këto perime.
Sipas analizave, personat që hanë më shumë se 45n gramë në ditë të perimeve, kishin 46% më pak shanse të preken nga kalcifikimi I arterieve dhe problemet me zemër. /expres/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...