Një studim gjerman ka treguar se si tensioni i lartë mund të ulet me muzikën klasike të Wolfgang Amaedus Mozart dhe atë të Johann Strauss, dy artistë dhe kompozitorë të mëdhenj të cilët kanë lënë pas vepra të paharrueshme.
Këtë gjë e konfirmon një studim i Universitetit të Ruhr në Bochum, i publikuar në revistën shkencore ‘Deutsches Ärzteblatt International’.
Nga studimi rezultoi se muzika jo vetëm ul tensionin e lartë, por normalizon edhe frekuencën kardiake, duke përmirësuar shëndetin e zemrës, një prej organeve më të rëndësishme për jetëgjatësinë.
Në këtë përfundim u arrit pasi u analizuan parametrat e 120 pjesëmarrësve, ku u vu re se muzika klasike normalizon tensionin e lartë të gjakut, dhe rrahjet e zemrës.
Po ashtu luftohej hormoni i stresit, sidomos te femrat. Muzika klasike relakson muskulin e zemrës, duke rregulluar rrahjet e zemrës, dhe duke çliruar endorfinë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...