Që nga kohët e lashta limoni është përdorur si burim i vitaminës C, por ky frut mund të bëjë mrekulli në shëndetin tonë.
Limoni mbron trupin e njeriut nga shumë sëmundje dhe është një ndër ushqimet më të dobishme që ka dhuruar natyra, transmeton portali arbresh.info.
Përmban acid folik, vitamin C, A, B1, B6, kalium, calcium, magnez, fosfor dhe është vepron në mënyrë të mrekullueshme për mëlçinë, zorrët, stomakun, sistemin imunitar, sistemin nervor dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas një studimi është gjetur se një gotë ujë me limon në stomakun bosh bën mrekulli për shëndetin dhe shumë njerëz kanë filluar këtë lloj diete pa menduar dy herë.
Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se lëvorja e limonit mund të shërbejë si mjet efektiv. Lëvorja e limonit përmban pak sheqer dhe është e pasur me minerale.
Në mjeksinë alternative lëvorja e limonit përdoret për të ulur temperaturën, ndërsa vaji esencial i limonit përdoret për të çlodhur enët e gjakut, për të ulur temperamentin dhe për të zovgëluar dhembjet.
Ja si mund ta përdorni lëkurën e limonit.
Fillimisht hiqni lëvorën, por siguroheni që të hiqni vetëm lëvorën, pa shkëputur pjesët e brendshme të limonit dhe vendosni në vendin që ndjeni dhembje. Këtë trajtim mund ta përsëritni dy herë në ditë.
Një tjetër mënyrë për të përdorur lëvoren e limonit është që lëvorën e 3 limonave ta vendosni në një enë dhe në të hidhni vaj ulliri. Kjo përgatitje duhet të qëndrojë e mbyllur për dy javë dhe duhet të qëndrojë e mbyllur mirë. Pas dy jave, produktin e fituar mund ta përdorni për të lyer vendet ku ndjeni dhembje, duke e masazhuar vendin për disa minuta. Trajtimin e përsëritni sa herë keni nevojë./Arbresh.info
Shkëlqimi i Diazit në Kupën e Kombeve të Afrikës, merr vëmen...
E rëndë në Prizren, vdes fëmija rreth 1 vjeç si pasoj e zjar...
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...