Zgjoheni më shumë se dy herë natën për të shkuar në banjë, mbase keni problem serioz, kërkoni këshillën e mjekut.
Nxitja për të urinuar di të jetë shumë e pakëndshme, aq më parë kur banja nuk është afër apo kur nxitja është e shpeshtë.
Kur është problem mjekësor urinimi i shpeshtë? Nëse urinoni dukshëm më shumë se gjashtë herë në ditë apo më shumë se dy herë natën, kërkoni ndihmën e urologut.
“Shkaktarët e mundshëm janë të ndryshëm”, thotë Thorsten Schlomm. Ata përfshijnë zmadhimin e prostatës (te meshkujt e rritur), diabetin apo infeksionin e traktit urinar.
Lajm i mirë është që “shumica e problemeve zgjidhen shumë lehtë nëse vërehen mjaft herët”, thotë Schlomm. Shtytja për të urinuar në të vërtetë është nxitje e dhembjeve, thotë Schlomm.
Zbrazja e urinës nga fshikëza urinare nëpërmjet kanalit të quajtur përçues urine është proces i ndërlikuar dhe prandaj nuk është për çuditur përse fëmijëve të vegjël u nevojitet kohë e gjatë që të zotërojnë atë proces.
Urina të cilën e prodhojnë bebet pa dashje rrjedh nga trupi i tyre. Sapo urina nga veshkat arrin në fshikëzën e tyre, receptorët në fund të fshikëzës lirojnë “informuesit kimikë”, të cilët i “thonë” që ta nxjerrë jashtë atë.
Fëmijët më vonë mësohen të përdorin rrugët nervore të cilat bartin porosinë deri te truri nëpërmjet palcës së trurit. Kur të arrijë nxitja e dhembjes, atëherë gjërat bëhen më të komplikuara.
Fshikëza patjetër duhet të tendoset në mënyrë që të nxjerrë jashtë urinën, derisa njëkohësisht muskujt e komblikut duhet patjetër të lirohen në mënyrë që të nxisin atë.
Gjithsesi, mjaft e mundimshme për trupin e njeriut./ts/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...