Për shkak të një numri të madh vitaminash, përfshirë Vitaminën A, C dhe B, përfshirë edhe minerale si kalciumi, hekuri dhe kaliumi, kivi konsiderohet fruti më i shëndetëshëm.
Sidomos në ditët e dimrit, kivi ndihmon për të luftuar ftohjet dhe gripin, transmeton portali arbresh.info
Kaliumi që përmban ky frut ekzotik rregullon presionin e gjakut, ndërsa acidi folik sintetizon proteinat.
Kivi ul kolesterolin, neutralizon radikalet e lira, rrit aftësinë mbrojtëse të trupit dhe ndihmon në eliminimin e toksinave.
Por për të arritur të gjitha efektet e dëshiruara, kivi duhet të hahet çdo ditë në sasi më të mëdha, në një gjendje të freskët. Sidomos në dimër.
Përpos të mirave shëndetësore, kivi është i rëndësishëm edhe për qëllime kozmetike.
Ky frut përfaqëson një eliksit të përsosur kundër rrudhave. Studime të shumta kanë treguar se vitamina C dhe E stimulojnë kolagjenin dhe hidratojnë lëkurën.
Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të gjithë ata që kanë probleme me lëkurën ose rrudhat, konsumojnë rregullisht kivi në dietë.
Një maskë që mund të përdoret me kivi është e thjeshtë. Ju duhet vetëm ky frut dhe kos. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni në fytyrën. Mbani për një kohë maskën dhe më pas lani fytyrën me ujë të vakët. Këtë lloj maske duhet ta përdorni të paktën 2 herë në muaj./arbresh.info/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...