Rrushi i freskët ose i shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit. Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit.
Në anën tjetër, kalciumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet tjera të panevojshme.
Por, mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit- sistemit mbrojtës të organizmit.
Sidoqoftë, rrushi është i pasur me sheqerna dhe duhet të përdoret me kujdes te njerëzit që kanë probleme me sheqerin.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...