Gjendra tiroide ndikon në punën e të gjitha organeve të tjera në trup. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta mbani atë në formë, por ne jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht gratë, kanë probleme me tiroide.
Sëmundjet më të zakonshme të tiroides janë hipertiroidizmi ose funksioni i përshpejtuar i tiroides, kur prodhon shumë hormone, dhe hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadalshëm i tiroides, kur prodhon shumë pak hormone, transmeton portal arbresh.info
Në të dyja kushtet, disa ushqime duhet të shmangen, sepse ato mund të kenë një efekt negativ në prodhimin e hormoneve tiroide.
Puna e gjëndrës tiroide mund të shqetësohet për arsye të ndryshme, por simptomat e hipertiroidizmit ose hipotiroidizmit mund të lehtësohen duke shmangur ushqime të caktuara.
Në rast të hipertiroidizmit, shmangni:
Ushëimet e pasura me jod, si ushqimet e detit që kanë nivel të lartë të jodit. Gjithashtu duhet shmangur kripa e jodizuar, sepse përmban sasi shumë më të larta të jodit.
Qumësht i plotë, dhe në vend të tij përdorni qumësht të skremuar që tretet më lehtë.
Duhet shmangur gjithashtu edhe mielli i rafinuar që përmban shumë pak lëndë ushqyese dhe që është i vështirë për t’u tretur. Mielli i rafinuar ka një indeks të lartë glicemik dhe mund të prishë sheqerin në gjak dhe nivelet e hormoneve. Zëvendësoni bukën e bardhë, makaronat, ëmbëlsirat dhe drithërat me ushqime me drithëra si orizi ngjyrë kafe, elb, etj.
Edhe mishi i kuq duhet shmangur dhe në vend të saj të hani peshk salmoni.
Produktet e qumështit, veçanërisht nëse hipertiroidizmi është i lidhur me intolerancën e laktozës, pra paaftësinë për të tretur qumështin dhe produktet e qumështit.
Në rast të hipotiroidizmit, shmangni:
Ushqimet që parandalojë marrjen e jodit, si lulelakra, brokoli, spinaqi.
Soja dhe produktet e sojës, të tilla si vaji i sojës, të cilat mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve tiroide. Rekomandohet gjithashtu të shmangni çokollatën dhe shufrat e energjisë, sepse ato përmbajnë lecithin soje, e cila mund të parandalojë prodhimin e hormoneve tiroide. Gjithashtu, shmangni salcën e sojës.
Kini kujdes me ushqimet që përmbajnë gluten si elbi, gruri, thekra ose ushqimet e rafinuara që përmbajnë gluten. Gjithashtu, zvogëloni konsumin e perimeve të tilla si brokoli dhe lulelakra.
Ushqimi i shpejtë gjithashtu ngadalëson prodhimin e hormoneve tiroide.
Pjeshkët, dardhat dhe luleshtrydhet janë fruta që duhet t’i shmangni ose t’i hani me masë për të rritur prodhimin e hormoneve në trup./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...