Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm. Marrja e kafesë në mëngjes ofron një sërë përfitimesh përveç faktit që bën të ndiheni energjik.
Kafeja përmban shumë përbërës dhe antioksidantë që stimulojnë shëndetin.
Nëse qëllimi juaj është një zorrë e shëndetshme, atëherë mund ta zëvendësoni kafen me një filxhan çaj.
Si ndikon çaji në zorrë
Nëse provoni çajin jeshil ose xhenxhefili, do të jeni në gjendje të korrni përfitimet shëndetësore që shkojnë përtej kafesë.
Për shembull, gjethet e çajit jeshil përmbajnë antioksidantin L-theanine, për të cilin hulumtimet kanë treguar se mund të ketë veti neuro-protektive, duke reduktuar rrezikun e demencës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e kujtesës, vëmendjes dhe funksionit ekzekutiv.
Dhe ndërsa kafeja është gjithashtu e pasur me antioksidantë, ajo nuk përmban L-theanine.
Përveç kësaj, çaji i xhenxhefilit mund të ketë një efekt veçanërisht qetësues në zorrët tuaja.
Xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e dispepsit, kështu që një filxhan çaj xhenxhefili mund të ketë një efekt qetësues për gazrat, sindromën e zorrës së irrituar dhe shqetësimin e përgjithshëm.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...