Ja si përgatitet qumështi i artë dhe pse duhet ta pish çdo ditë

15:05 | 12 Gusht 2016
M. A.

Nëse ke nevojë ta nisësh ditën me energji apo ta qetësosh veten para se të flesh, kura më e mirë është qumështi i artë. Mund të kesh dëgjuar për pijen e shëndetshme që është një kombinim i shafranit të Indisë, qumështit të kokosit dhe vajit të kokosit.

Është përdorur që në mjekësitë e hershme për të rritur imunitetin e trupit, por në të njëjtën kohë edhe për të rritur vitalitetin. Është një përzierje e butë dhe me aromë, qetësuese për darkën dhe vitale për mëngjesin – është pije e shijshme, e pasur me elektrolite që ndihmojnë në tretje.

Shafrani i Indisë është ndër erëzat më të shëndetshme: E pasur me antiinflamatorë, shafrani i Indisë është vërtetuar se ka një potencial të lartë terapeutik kundër një numri të caktuar sëmundjesh, duke përfshirë edhe kancerin, madje edhe Alzheimerin. Disa studime kanë treguar gjithashtu se shafrani i Indisë ka veti antidepresive, duke çuar në gjendje emocionale më të mirë, me më pak stres dhe gjumë më të mirë.

Vaji i kokosit mund të ndihmojë në tretje, për shkak se është i pasur me acide yndyrore të MCFA. Yndyra e shëndetshme, siç dihet, mund të kontrollojnë kolesterolin duke e mbajtur atë në gjendje optimale.

Qumështi i kokosit ndihmon po ashtu në tretje dhe përmirëson shëndetin e zorrëve.

Shpërndaje në rrjete sociale