Vera nënkupton ndryshimin e jetës, nga ushqimi e deri te veshja dhe aktivitetet. Kjo sidomos vërehet te personat e moshuar, të sëmurit kronikë, ata që ushqehen me gji dhe fëmijët e vegjël.
Temperaturat e larta, djersitja e tepërt, kafshimet e insekteve dhe helmimi me ushqim janë vetëm disa nga rreziqet që i sjell vera. Ekspozimi i tepërt në rrezet e diellit, si dhe mospërdorimi i preparateve për mbrojtje me faktor mbrojtës mund të shkaktojë ndryshime negative në lëkurë, përfshirë skuqjen, plakjen e shpejtë dhe kancerin e lëkurës.
Shkaku i temperaturave të larta dhe humbjes së lëngjeve si pasojë e djersitjes, gjatë verës trupi ka nevojë për më shumë ujë (së paku dy litra ujë në ditë, që është rreth tetë gota). Sugjerohet që lëngjet t’i konsumoni ngadalë, në sasi të vogla dhe me këtë rast të shmangni alkoolin, pijet e gazuara dhe pijet e ëmbëltuara, pije këto që shtojnë dehidrimin.
Po ashtu, nëse laheni në ujin për të cilin dyshoni se është i pastër, shkaku i infeksioneve duhet shmangur infeksionet, si dhe duhet pasur kujdes të mos përpihet. Gjatë ditëve të nxehta duhet pasur kujdes edhe me ushqimin: përdorni vetëm ushqime të freskëta, si dhe sipas mundësive që për çdo ditë ushqimet t’i përgatisni të freskëta.
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja