Vetëm disa kikirikë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të rënda. Hulumtuesit ishin në gjendje për të konfirmuar një lidhje midis kikirikëve dhe jetës së shëndetshme.
Ata thonë se me vetëm 10 gram kikirikë në ditë mund të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Efekti i kikirikëve është i barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Shkencëtarët në Harvard për 22 vjet kanë monitoruar 6.000 persona me diabet tip 2, i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër. Ata duhej të mbanin një dietë të veçantë dhe për katër vjet kanë plotësuar formularët për shëndetin e tyre.
Pasi hulumtuesit krahasuan rezultatet, zbuluan se ata që hanin kikirikë ishin më të mbrojtur nga infarkti. Surprizë e vërtetë është se rreziku i kësaj sëmundjeje ishte reduktuar me 44 për qind. Kikirikët përmbajnë shumë përbërës, të tilla si, yndyra të shëndetshme, vitamina, fibra dhe antioksidues të cilët nxisin sistemin imunitar të trupit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit