Hudhra shpesh është cilësuar si një perime e cila ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë, por për shkak të aromës që atë e karakterizon e bën dhe jo shumë të përdorshme nga ne.
Ne nuk e dimë se alicina që posedon atë aromë të veçantë ju dhuron shëndet. Sipas studimeve rezulton se hudhra posedon shumë antioksidues, ndikon mirë në sistemin imun, përmirëson gjakrrjedhjen, ul kolesterolin, e të gjitha kështu shkaku i kësaj substance.
Alicina është një substancë kimike që për një kohë të gjatë konsiderohet shkaku i efektit të vet kundër baktereve dhe kërpudhave. Prandaj edhe besohet që ndikon kundër virozës dhe ftohjeve, kundër molekulave të dëmshme dhe radikalëve të lirë, bllokon qelizat kancerogjene dhe ndikon mirë në ripërtëritjen e ADN-së.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...