Qoftë nëse është celular, tablet ose laptop, sytë po u ekspozohen shumë ekraneve këto ditë.
Kompjuterët dhe pajisjet që mund të mbahen në duar kanë hyrë në jetën e secilit prej nesh, dhe shumica prej nesh nuk mund as të bëjmë punën pa ta.
Kur është fjala për kohën e kaluar para ekraneve, dëmi është sigurisht më i madh se dobia, dhe ka shqetësime për këtë, transmeton Gazeta Express.
Punonjësit nëpër zyre janë duke vuajtur nga disa probleme “epidemike” – dhe kjo për shkak të shikimit të ekraneve gjatë gjithë ditës.

Spitali i Syrit “Moorfield” në Londër, ka parë një numër të madh të njerëzve duke kërkuar ndihmë për dhimbjen dhe skuqjen në sy që shkaktohet për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit para kompjuterit.
Sipas Evening Standard, simptomat nga të cilat shumë pacientë po ankohen janë tharja e syve, lodhja dhe skuqja.
Sipas Daniel Erza, një oftamolog në Moorfields, qëndrimi i tepërt para ekraneve po shkakton sëmundjen “blepharitis” – një sëmundje kjo ku sytë bëhen të kuq dhe të fryrë.
Kështu, nëse qëndroni shumë gjatë para ekraneve – qoftë për të punuar apo vetëm për qejf – rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje e syrit, e cila shpesh çon në inflamacion.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...