Konsumimi i një shujte të mëngjesit të pasur me kalori mund t’jua forcojë shëndetin e zemrës, thonë hulumtimet e reja.
Hulumtuesit grekë kanë zbuluar se konsumimi i të paktën 400 kalorive në mëngjes ndërlidhet me arterie më pak të bllokuara.
Ekipi nuk e ka specifikuar se cilat ushqime konsiderohen më të mirat për shujtën e mëngjesit.
Sidoqoftë, ata kanë deklaruar se djathi, produktet e bulmetit, buka dhe drithërat janë ushqimet kryesore që janë përmendur nga pjesëmarrësit të cilët kishin konsumuar më së shumti kalori për mëngjes.
Ekspertët shëndetësorë thonë se mesatarisht një femrës i nevojiten 2,000 kalori në ditë, ndërkaq një mashkulli 2,500.
Por, në një botë moderne ku shumica janë duke e shmangur shujtën e mëngjesit, autorët e studimit kanë sugjeruar që mos ta shmangni atë dhe, përveç kësaj, të konsumoni një pjesë të madhe të kalorive në këtë shujtë për të pasur një stil të shëndetshëm të jetesës. /Arbresh.info/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik