Një nënë e dy fëmijëve që po lufton me kancerin, ka shpërndarë në internet një fotografi në të cilën shfaqet një ‘gropëz’ pothuajse e padukshme në gjirin e saj.
Kjo hije e vockël doli të ishte e vetmja simptomë e sëmundjes së keqe.
Claire Warner tha se nuk do ta vërente kurrë atë po të mos ishte një shoqe e saj, e cila ia kishte treguar një artikull online për shenjat më pak të njohura të kancerit në gji.
Ajo nuk e vërejti fare shenjën në gji – që është treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji – dhe për më tepër nuk ndjehej fare e sëmurë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Tani ajo e ka publikuar fotografinë e gjirit të saj të majtë, për t’i paralajmëruar gratë që nëse kanë vërejtur diçka të tillë tek vetja, të shkojnë menjëherë tek mjeku.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022