Para dy ditësh është nënshkruar kontrata për blerjen e aparatit digjital të Mamografit, (aparat i cili do të bëjë identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje) në mes të Klubit Rotary Gjakova, përfaqësuar nga kryetari, Skender Gola dhe kretar Nderi, Ruzhdi Bakalli si dhe Shkelqim Verdha, CEO i përfaqësisë së SIEMENS për Republikë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas një komunikate për media, kjo është bërë me qëllim të përparimit të shëndetit dhe identifikimit më të hershëm të kancerit.
“Me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe mjekimit me kohë, Komuna e Gjakovës gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me përfaqësuesit e Klubit Rotary ‘Gjakova’ janë dakorduar që për nevoja të qytetarëve të Komunës së Gjakovës të ofrohet aparat – Mamograf për ekzaminim falas të kësaj sëmundje”, thuhet në komunikatën për media.
Në këtë manifestim morrin pjesë Basri Komoni, drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Komuna e Gjakovës, Fatos Axhemi Klubi Rotary Gjakova “Çabrati” dhe Ing Arbër Liqaj (SIEMENS).
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë