Sipas një studimi të fundit amerikan, foshnjat duhet ushqyer me kikirikë për të zvogëluar rrezikun e alergjive.
Studimet kanë treguar se kikirikët mund të ndalojnë alergjitë deri në 80%, transmeton arbresh.info.
Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se udhëzimi i ri ishte “një hap i rëndësishëm’. Megjithatë, ata kanë theksuar se foshnjave duhet bluar kikirkët dhe në asnjë mënyrë mos t’ju jepen të pa grirë.
Nivelet e alergjisë në SHBA janë katërfishuar që nga vitit 2008. Alergjitë vazhdojnë të prekin shumë njerëz në botën perëndimore, si dhe disa pjesë të Azisë dhe Afrikës.
Prindërit këshillohen që të ushqejnë fëmijët me kikirikë që nga mosha 3- vjeç.
Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë se nga studimi i fundit presin që të parandalojnë alergjitë e përhapura në numër të madh në Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...