Foshnjat që jetojnë pranë ajrit të ndotur janë shumë të rrezikuar që të humbin jetën e tyre para se të mbushin 1 vjeq, ka gjetur një studim.
Studiuesit kanë gjurmuar rreth tetë million foshnja të lindura në Angli dhe Uells gjatë viteve 2001 dhe 2012, transmeton portali arbresh.info
Ata gjetën që foshnjat në zonat më të ndotura kishin një rrezik prej 30 deri 50 përqind më të madh që të vdesin pa mbudhur vitin.
Ekspertët për një kohë të gjatë kanë paralajmëruar se ndotja e ajrit përbën një rrezik për shëndetin, por por hulumtimi i ri përmban disa nga gjetjet më të reja që lidhen me shëndetin e foshnjeve dhe ndotjen e ajrit.
Shkencëtarët thonë se grimcat mikroskopike të emetuara nga makinat dhe industria hyjnë në trupin e foshnjave gjatë frymarrjes dhe kështu dëmtojnë qarkullimin e gjakut.
Ndotja e ajrit shkakton sëmundjet e zemërs dhe kancer të mushkërive gjatë rritjes.
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Cardiff gjetën tre ndotës të veçantë të ajrit, të gjithë ngritën në mënyrë të pavarur rrezikun e vdekjes së foshnjave./arbresh.info/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...