Foshnja mund të marrë ftohje dhe kollë lehtë sepse sistemi i imunitetit te foshnjat nuk është ende aq i fortë. Sado që do të donit t’i parandaloni sëmundjet te foshnjat, fatkeqësisht sistemi i tyre i imunitetit është ende në fazën e zhvillimit, e kjo i bën ata më të prirë të sëmuren.
Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni asgjë për ta forcuar sistemin e imunitetit të të çmuarit/ës tuaj! Me ushqimin e duhur, foshnjat mund ta forcojnë imunitetin, dhe rrjedhimisht zvogëlohen mundësitë që të sëmuren nga ftohjet dhe kolli, transmeton Telegrafi.
Të ushqyerit me gji për gjashtë muaj apo më shumë, është një gjë e rëndësishme që ndihmon në zhvillimin e sistemit të imunitetit.
Përveç qumështit, edhe konsumimi i drithërave të fortifikuara me fruta dhe perime të ziera mund ta forcojnë sistemin e imunitetit, pasi që produktet në fjalë përmbajnë vitamina dhe minerale që e nxisin rritjen e shëndetshme.
Edhe kosi është tejet fitimprurës për sistemin e imunitetit të foshnjës sepse përmban baktere të mira të cilat ndihmojnë në shëndetin e zorrëve, dhe për t’ia shtuar edhe më shumë vitaminat dhe mineralet, atëherë bashkëngjitjani kosit edhe disa fruta.
Foshnjat kanë nevojë edhe për diell sepse rrezet e diellit e furnizojnë trupin e njeriut me vitaminë D, e kjo vitaminë është e nevojshme për absorbimin më të mirë të kalciumit te fëmijët.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...