Të ëmbla, të pasura me shije, gështenjat janë shumë të popullarizuara në origjinën e hemisferës veriore. Këto fruta arrore vijnë nga pyjet kodrinore të Kinës, Japonisë, Evropës dhe Amerikës veriore. Botanikisht i përkasin familjes Fagaceae, në gjini: Castenea. Emri shkencor: Castenea sativa.
Ky frut arror për nga madhësia është pak më i madh se frutat tjera si arrat indiane, makademia etj. Karakteristikat e këtij fruti arror janë se gështenjat janë të buta, me shkëlqim, lëvore të errët nga jashtë, kanë diametër 1-1,5 inç si dhe peshojnë 8-12 gr në varësi të llojit. Brendësia e bërthamës ka shije të mëbël me ngjyrë të bardhë.
Katër lloje të gështenjave kultivohen përreth botës: Castanea sativa në Evropë, C. dentata në Amerikën e veriut, C. mollisima në Kinë dhe C. crenata në Japoni.
Përfitimet shëndetësore të gështenjës
Gështenja, ndryshe nga frutat tjerë arrorë, përmbajnë përqindje të ulët të kalorive, kanë më pak yndyrë, janë burime të pasura të mineraleve, vitaminave dhe fito nutricientët që kanë ndikim në shëndetin e trupit.
Përzgjedhja dhe ruajtja
Gështenjat janë të gatshme gjatë sezonit të ftohtë, janë në dispozicion nëpër tregje që nga tetori deri në mars, e duke kulmuar në muajin dhjetor.
Nëpër dyqane zgjidhni gështenja me madhësi të madhe si dhe të freskëta. Gështenjat që përmbajnë më shumë niseshte dhe më pak yndyrna, në krahasim me të tjerat, kanë tendencë të prishen më shpejtë nëse ekspozohen ndaj kushteve të ajrit dhe lagështisë për një periudhë të gjatë. Për të verifikuar freskinë, preni disa mostra të këtyre arrave dhe kontrolloni mishin nga brendësia e bërthamës. Shmangni ato me myk.
Gështenjat duhet të trajtohen më shumë si perime dhe fruta se sa si fruta arrorë, kur bëhet fjalë për ruajtjen e tyre. Në shtëpi paketoni dhe ruani në frigorifer, ku ata mund të qëndrojnë të freskët për disa javë.
Këshilla rreth shërbimit:
Gështenjat janë të ëmbla dhe me shije. Ja disa këshilla që mund të ju shërbejnë rreth konsumit të tyre: gështenjat mund të konsumohen si të papërpunuara, të ziera apo të pjekura. Gështenjat përdoren në përgatitje të ndryshme ushqimore si në Kinë, Kore, Japoni si dhe përdoret si përbërës kryesor në mbushjen e gjeldetit gjatë festave të ndryshme.
Mielli i gështenjës përdoret në shumë receta të ëmbëlsirave, biskotave, supave si dhe akulloreve./ferma.net/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...