Të gjeturat e studimit të fundit të publikuar në New Scientist kanë nxjerrë në pah se dushet e rregullta në mbrëmje ndikojnë dukshëm në përmirësimin e disponimit te njerëzit që vuajnë nga depresioni.
Ndikimi i dushit sipas këtij studimi, është më i madh se ushtrimet fizike.
Dushet ndihmojnë në rregullimin e bashkëveprimit në mes të ritmit kardiak dhe biokimisë e cila rregullon çdo organ të trupit- duke përfshirë trurin.
45 njerëz me depresion ishin pjesë të studimit, ata bënë dush për rreth 30 minuta, në temperaturë prej 40 gradësh, pastaj u shtrinë në shtrat për t’u qetësuar, dhe grupi tjetër kishin për të bërë ushtrime fizike. 8 javë më pas, ata që kishin bërë dush rregullisht shënuan gjashtë pikë më pak në shkallën e matjes së depresionit, kurse grupi që kishte kryer ushtrimet shënuan tri pikë më pak.
Një nga arsyet kryesore pse dushi ndikon në luftimin e gjendjes depresive është thjesht sepse ndikon në gjumë më cilësor.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...