Sëmundjet e lidhura me duhanpirjen janë përgjegjëse për 1 në 10 vdekje në botë, gjysma e të cilave në vetëm 4 vende, Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”. Pavarësisht përpjekjeve dhjetëravjeçare për kontrollin e politikave të duhanpirjes, rritja e popullsisë është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të duhanpirësve.
Sipas studiuesve, vdekshmëria mund të rritet edhe më shumë, ndërsa kompanitë e prodhimit të cigareve po shënjestrojnë në mënyrë agresive tregje të reja, veçanërisht tek vendet në zhvillim.
“Pavarësisht provave të pakundërshtueshme mbi efektet e dëmshme të duhanit në shëndet, 1 në 4 persona në botë është duhanpirës i rregullt”, komentoi autorja kryesore e studimit, Emanuela Gakidou. Raporti i titulluar “Barra globale e sëmundjeve” u bazua në zakonet e duhanpirjes në 195 vende dhe territore mes vitit 1990 dhe 2015. Ai zbuloi se gati 1 miliard njerëz konsumonin duhan në bazë ditore në vitin 2015, 1 në 4 burra dhe 1 në 20 gra.
Nëse krahasohet me vitin 1990, kur raporti ishte 1 në 3 burra dhe 1 në 12 gra, vihet re një reduktim, por gjithsesi shtimi i popullsisë nënkupton se ka patur një rritje të numrit total të duhanpirësve, nga 870 milionë që ishin në vitin 1990.
Gjithashtu, numri i të vdekurve nga duhanpirja ka pësuar një rritje prej 4.7%, me një total prej 6.4 milionë viktimash në vitin 2015.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...