Lemza shfaqet në kohën më të papërshtatshme, kur jeni në publik, dhe ju keni nevojë të përdorni ndonjë metodë për t’a kontrolluar atë.
Shërohu.com ju zbulon 7 metodat për të ndalur lemzën.
Shtypni pëllëmbën e dorës tuaj me gishtin e madh të dorës tjetër – sa më shumë që e shtypni aq më mirë, duke mbyllur gojën. Qëllimi është të viheni në një siklet të çmendur, që mund të ndikoj në sistemin tuaj nervor dhe mund t’i japë fund lemzës.
2- Mbajeni frymën fortë
Merrni frymë thellë dhe mbajeni atë. Kur dioksidi i karbonit t’i ketë pushtuar mushkëritë, atëherë diafragma relaksohet dhe lemza mund të ndalet.
3- Mbyllni veshët
Vëri gishtat në veshë dhe mbylli ata për 20-30 sekonda. Ose shtypni zonat e buta prapa veshëve tuaj, vetëm nën bazën e kafkës. Kjo i dërgon një ‘relaks’ nervit Vagus, i cili lidhet me diafragmë.
4- Nxjerr gjuhën jashtë
Kur nuk është duke të shikuar askush, nxjerr gjuhën jashtë. Ky ushtrim bëhet shpesh nga këngtarët dhe aktorët, sepse stimulon hapjen midis litarëve vokal (glottis). Ju merrni frymë më mirë, duke shuar spazmën e cila shkakton lemzën.
5- Mbuloni gojën
Mbuloni gojën dhe hundën tuaj, por vazhdoni të merrni frymë normalisht. Ju do të keni një lehtësim të lemzës shkaku i dozës së shtuar të dioksidit të karbonit.
6- Pije pak ujë
Merrni nëntë apo dhjetë gllënjka të shpejta rresht nga një gotë ujë. Kur ju jeni duke gëlltitur një pije, kontraktimet ritmike të ezofagut refuzojnë spazmën e diafragmës.
7- Kombino metodat 3 dhe 6
Do të ishte shumë më mirë nëse mund të mbyllni veshët derisa jeni duke pi ujë. Fusni gishtat në veshët tuaj dhe merr disa gllënjkë ujë nga gota. Kjo medotë i bën presion edhe më të madh nervit Vagus (nervë endacak që shkon nga truri deri në stomak)./Sherohu.com
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr