Nëse po kërkoni ndonjë terapi që parandalon dhimbjen e eshtrave, atëherë jo domosdoshmërisht duhet të shkoni te mjeku.
Disa nga këshillat që sjell për ju portali arbresh.info mund t’i gjeni shumë lehtë.
Calciumi dhe Vitamina D
Shumë studime shkencore kanë vërtetuar se vitamina D mund të lehtësojë dhimbjet e nyjeve. Studiuesit kanë gjetur se mungesa e kësaj vitamine shkakton dhimbje të eshtrave, prandaj është shumë e rëndësishme që të merrni sasinë e duhur të Vitaminës D dhe kalciumit, të cilat do të forcojnë eshtrat.
Ushqimi i duhur zvogëlon inflamacionin
Ushqimi i duhur i rekomanduar nga mjeku mund të lehtësojë dhimbjen e eshtrave. Ushqimet që ndihmojnë janë peshku, vaji i ullirit, frutat dhe perimet. Gjithashtu edhe shega ndihmon, pasi është e pasur me antioksidantë.

Aktiviteti fizik përmison gjendjen tuaj
Sigurisht, kur keni dhimbje në gjunjë, nuk mund të hidheni dhe të vraponi, por kjo nuk do të thotë të ndaloni të gjitha aktivitetet fizike. Edhe shëtitjet e gjata mund të jenë të mjaftueshme për t’ju mbajtur të shëndetshëm. Mjekët zakonisht rekomandojnë që të bëni ushtrime speciale që nuk bëjnë presion shtesë në nyjet tuaja.
Jo të gjitha dhimbjet e kyçeve janë artriti
Ndonjëherë është shumë e vështirë të diagnostikohet se cila sëmundje shoqërohet me dhimbje në nyje. Shumë nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme, por nëse keni të paktën një nyje që ju lëndon, duhet të shihni një reumatolog. Vetëm një profesionist mund të dallojë artritin nga format e tjera të sëmundjes së kyçeve./arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...