Kanceri i gjirit është ndër llojet më të zakonshme të kancerit në botë.
Në fakt, në Amerikë, kanceri i gjirit është i dyti më i zakonshmi te femrat, menjëherë pas kancerit të lëkurës.
Sidoqoftë, pacientet me këtë kancer të gjirit shpeshherë kanë edhe dhimbje, ndërkaq shkenca tani ka treguar një mënyrë të pazakonshme se si mund ta zvogëlojnë këtë dhimbje.
Studimi i kryer nga “European Journal of Cancer Care” ka zbuluar se dëgjimi i muzikës në shtëpi e redukton ashpërsinë e simptomave, intensitetin e dhimbjeve dhe lodhjen te pacientet me kancer të gjirit, transmeton telegrafi.
Për këtë studim, 60 pjesëmarrës kanë dëgjuar muzikë në pesë sesione 30-minutëshe në javë.
Pas 6, 12 dhe 24 javëve, terapia me muzikë e ka reduktuar ashpërsinë e simptomave dhe dhimbjen.
Veç kësaj, kjo terapi në mënyrë të menjëhershme e ka reduktuar lodhjen mendore dhe fizike.
Autorët u rekomandojnë pacienteve me kancer të gjirit të dëgjojnë muzikë në mënyrë që t’i zvogëlojnë mendimet negative që ndërlidhen me sëmundjen.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje