Qindra mijëra njerëz do të vdesin nga pasojat e tuberkulozit të patrajtuar për shkak të çrregullimeve në funksionimin e sistemit shëndetësor në vendet e varfra të botës dhe arsyeja për këtë është pandemia e koronavirusit, njoftoi Fondi Global për Luftën kundër AIDS -it, Tuberkulozit dhe Malaria, me qendër në Gjenevë.
Në disa vende të varfëra të botës, numri i lartë i vdekjeve nga AIDS dhe tuberkulozi do të tejkalojë edhe numrin e vdekjeve nga koronavirusi, tha kreu i Fondit Global, Peter Sands, për Reuters, transmeton portal arbresh.info
Raporti vjetor i publikuar i Fondit për vitin 2020 tregon se numri i njerëzve që trajtohen për tuberkulozin rezistent ndaj ilaçeve ka rënë me 19% në vendet ku operon organi global i ndihmës. Programet për parandalimin dhe trajtimin e HIV kanë rënë me 11 për qind.
Studimi zbulon se maskat janë efektive në parandalimin e koronavirusit
Edhe pse ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve, Sands thotë se në disa pjesë të varfra të Afrikës, të tilla si Sahel, zona gjysmë e thatë e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, e cila shtrihet nga Senegali në Sudan, mund të ketë më shumë vdekjet nga tuberkulozi ose AIDS dhe kjo ndodh pasi e tërë vëmendja shëndetësore është vënë në pandeminë e koronavirusit.
Fondi Global me bazë në Gjenevë është një shoqatë e qeverive, shoqërisë civile dhe partnerëve të sektorit privat që investojnë më shumë se 4 miliardë dollarë në vit në luftën kundër tuberkulozit, malaries dhe AIDS.
Donatorët më të mëdhenj janë Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre