Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik të trupit që ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve. Duke qenë se ato gjenden në pjesën e pasme të fytit, shpesh herë bëhen dhe fronti i luftimeve ndaj viruseve dhe baktereve që futen në trup me anë të gojës dhe hundës. Bajamet shërbejnë për të parandaluar depërtimin e baktereve në trup dhe për të prodhuar antibiotik kur ka baktere.
Nëse bajamet punojnë më shumë seç duhet, mund të infektohen vetë, duke shkaktuar irritime dhe ënjtje. Jo pak herë shkaktohen nga alergjitë, baktere dhe viruse të ndryshme, dhe kuptohet lehtësisht kur ka diçka që nuk shkon, duke qenë se fyti dhemb dhe është i pezmatuar. Bajamet mund të shkaktojnë gjithashtu edhe disa gjendje të tjera shëndetësore, të cilat janë:
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, gjysma e popullsisë vuan nga fryma me erë të keqe e gojës. Në 90% të rasteve kjo gjendje shkaktohet nga higjiena jo e pastër orale, por mund të shkaktohet edhe nga gurët e bajameve, gunga të bardha ose të verdha të mbetjeve bakteriale që formohen në pjesën e pasme të fytit.
Për vetë formën që bajamet kanë, bajamet mund të bëhen vatra të baktereve, qelizave të vdekura dhe mukusit. Ato shpesh herë përmbajnë substanca të sulfurit të avullueshëm, që shkaktojnë aroma të pakëndshme të gojë.
Një higjienë e mirë dhe gargare me antiseptik, të cilët ndihmojnë në shpërbërjen e materialeve të mbledhura.
Shumica e gurëve të krijuar janë të vegjël dhe nuk shkaktojnë asnjë problem. Në rastin kur krijohen formacione më të mëdha, procesi i gëlltitjes bëhet shumë i dhimbshëm. Në disa raste këta gurë mund të cilësohen si trupa të huaj dhe të shkaktojnë inflamacion. Nëse kur gëlltitni ushqimin përjetoni dhimbje shpuese dhe therëse, dhe nuk keni alergji ose virus, arsyeja mund të jetë se janë formuar gurë shumë të mëdhenj. Këta gurë mund t’i shpërbëni duke bërë gargare me ujë dhe kripë, ose edhe duke u kollitur. Në rastet kur gurët janë shumë të mëdhenj, duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti.
Gërhitni shumë në gjumë? Sipas Akademisë Amerikane të Otolaringologjisë, bajamet e zmadhuara mund të jenë një shkak i gërhitjes. Kur ato zmadhohen shumë, bllokojnë rrugët e frymëmarrjes. Në përgjithësi gërhitja nuk është e dëmshme, përveç se kur shoqërohet me periudha ndalimi frymëmarrjeje gjatë gjumit.
Gërhitja për shkak të zmadhimit të bajameve është më shumë mundësi shkaktarja në rastin e fëmijëve, kurse tek të rriturit kjo varion nga 4 në 100 meshkuj në 2 nga 100 femra.
Bajamet mund të zmadhohen për shkak të ndonjë gjendjeje të ftohti ose infeksione të tjera. Nëse gjendja përkeqësohet, mund të kërkohet heqja e bajameve .
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...