Shikoni thonjtë. Keni pika të bardha? Nëse po ky artikull është shumë interesant për ju.
Termi mjeksor për pikat e bardha në thonjë është leuconychia, për të cilat deri me tani është thënë se shfaqen për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve, si kalciumi, transmeton portali arbresh.info.
Se cilat janë shkaqet dhe pasojat e saj sqaron dermatologia spanjolle Lidia Maronas Jimenez.
Sipas saj shkaku më i shpeshtë i paraqitjes së pikave të bardha në thonjë bëhen nga përdorimi i detergjenteve dhe substancave agresive.
Sikurse me pjesët tjera të trupit tonë edhe thonjët mund të na japin një çelës për shëndetin tonë. Në këtë drejtim, Marinas Jimenez thotë se ‘prania e njollave të bardha në thonjë nënkupton vetëm një ndryshim estetik që nuk shkakton ndonjë rrezik për shëndetin.’
Megjithatë ajo shton se paraqitja e atyre shenjave të bardha mund të jetë paralajmërimi për sëmundje të mëlçisë, veshkave, zemrës ose diabetit.
Ajo shton se për këtë nuk ka trajtim të veçantë, pasi shkaqet e saj mund të jenë shumë të ndryshme./Arbresh.info
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...