Edhe pse stinën e dimrit e kemi lënë pas, duket se disa problematika shëndetësore të krijuara që më herët vazhdojnë të na përndjekin edhe tani.
Një prej tyre është myku i thonjve, i njohur ndryshe si këmba e atleteve, një infeksion që krijohet si pasojë e shumimit të baktereve funginale (kërpudhore) në sipërfaqen e jashtme të thoit.
Mbathja e këpucëve të mbyllura dhe çorapeve e stimulon më tepër këtë shqetësim, që është sa shëndetësor edhe estetik. Për këtë arsye në vend të antibiotikëve, ne ju sjellim një trajtim shumë praktik me shpëlarësin e gojës Listerine, shkruan Living.al.
Listerina është një nga produktet më të përhapura në botë për kujdesin oral dhe shumë prej jush e përdorin shumë shpesh.
Ky produkt ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve dhe për të patur një frymëmarrje sa më të “freskët”. Ajo ka në përmbajtjen e saj eukalipt, alkool dhe trumzë.
Këta tre përbërës kanë veti antiinflamatore dhe luftojnë infeksionin e mykut të thonjve. Në një enë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë gjelle Listerine dhe dy lugë gjelle uthull të bardhë rrushi. Më pas zhysni këmbët brenda dhe lërini për 30 minuta duke i masazhuar me lëvizje rrethore herë pas here.
Më pas lërini të thahen në diell. Ky trajtim praktik duhet përsëritur çdo ditë derisa të vini re ndryshimet e para.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit