Refluksi gastroezofagial është një simptomë kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag. Kur kjo përmbajtje ushqimore apo acidesh kthehet mbrapsh, atëherë quhet refluks gastroezofagial që ndeshet më së shumti në ditët e sotme.
Gastrologu Dr. Altin Cekodhima është bërë pjesë e emisionit “Diagnozë” nga Freskida Miloti për të folur refluksit dhe simptomave që shfaqen.
Cekodhima: Më të shpeshtat janë djegia e gjoksit ose thartirat. Aciditeti në ezofag perceptohet si djegie që ndonjëherë vjen deri në fyt. 20-30% të tyre e perceptojnë si djegie, ndërsa të tjerët jo. Ka forma të tjera si dhimbje fyti ose ngjirje zëri, era e gojës, ndjenja e një trupi të huaj të mbetur në fyt, vëshitrësi në gëllitje. Ka pacientë që thonë se mezi kalojnë pështymën. Pastaj kur kalojnë në rrugët e frymëmarrjes, fillojnë me historitë e kollës së thatë me sekrecione. Më pas mund të fillojnë me bronkite, pneumoni. Një pjesë të tyre kanë kollë si shkak i refluksit. Janë disa specialitete që ndeshen refluksin, është aq i shpeshtë, i gjerë.
Doktori shpjegoi se refluksi është më i shpeshtë tek fëmijët e vogël, por me kalimin e kohës eliminohet. Diagnostikimi bëhet me endoskopi, me rreze X nëpërmjet një lëngu.
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje