Lulja hibiskus admirohet për bukurinë e saj, por ajo përmban edhe një sasi të madhe të përftimimeve shëndetësore.
Kjo lule përmban sasi të madhe të vitaminës A, hekurit dhe vitaminës C, transmeton arbresh.info.
Të mirat shëndetësore që përmban lulja hibiskus janë se parandalon sëmundjet e zemrës dhe përmison sistemin e tretjes. Por mbi të gjitha është e rëndësishme se ndihmon në kontrollomin e tensionit të lartë.
Në shumë vende të botës, lulja hibiskus përdoret për trajtime mjekësore. Pas shumë hulumtimeve është vërtetuar se kjo lule e bukur është një herb ideale për forcimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Mënyra më e mirë për të përdorur çajin hibiskus është bashkë më kanellë dhe me përbërës tjerë.
Ja si mund të përgatisni çajin hibiskus për të kontrolluar tensionin e lartë të gjakut:
Përbrësit:
4-5 lugë gjethe hibiskus
4 gota ujë
1 lugë e vogël kanellë
1 lugë e vogël mjaltë
1 lëng portokalli
Përgatitja:
Vloni ujin në temperaturë të lartë, më pas shtoni kanellën dhe gjethet e hibiskusit. Lëreni ujin të vlojë për 20 deri në 25min. Më pas i largoni gjethet nga uji dhe shtoni lëngun e portokallit dhe mjaltin. Këtë çaj mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë, sipas dëshirës.
Pijeni këtë çaj çdo ditë në të njejtën orë./Arbresh.info
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...