Çaji i zi ndikon në humbjen e peshës dhe përshpejtimin e metabolizmit, tregon studimi i ri.
Hulumtuesit, në bazë të studimit të publikuar në “European Journal of Nutrition”, kanë zbuluar se çaji i zi stimulon sekretimin e baktereve të mira në zorrë dhe ndryshon metabolizmin energjik në mëlçi. Çaji i zi ndikon në humbjen në peshë, pohon studimi i fundit. Ekipi nga universiteti në Kaliforni ka grumbulluar të dhëna përmes një serie eksperimentesh në minj, transmeton gazeta Kosova Sot.
Ata theksojnë se si çaji i zi dhe ai i gjelbër janë domethënës për humbjen në peshë, sepse ndikojnë në bakteret në stomak që janë të lidhura me mbipeshën. Minjtë ishin ndarë në katër grupe dhe ju kishin dhënë ushqime të ndryshme: yndyra të ulëta – sheqer të lartë, yndyra të larta – nivel të lartë të sheqerit – niveli i lartë i sheqerit dhe ekstrakte të çajit të gjelbër, derisa grupi i fundit në listë kishte çajin e zi.
Pesha e tyre ishte matur për katër javë, që në fund të vihej në përfundim se minjtë që kishin konsumuar shumë yndyrë dhe sheqer, por njëherësh kanë konsumuar ekstrakte të çajit kishin humbur po aq në peshë sikurse minjtë që ishin në dietë të striktë. Dieta me çaj të zi kishte ndikuar edhe në baktere që sidomos ndikojnë në metabolizëm.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK