Çaji jeshil dhe një pije tjetër mund t’ju zgjasin jetën

11:08 | 12 Nëntor 2020

Një studim i ri japonez ka dhënë detaje të reja mbi efektet pozitive që ka pirja e çajit jeshil dhe kafesë për njerëzit me diabet të tipit 2.

Sipas shkencëtarëve japonezë, ky kombinim, potencialisht zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë së të gjitha shkaqeve me 63 përqind te njerëzit që konsumojnë këto pije, transmeton portal arbresh.info

Studimet e mëparshme tashmë kanë theksuar përfitimet shëndetësore të çajit jeshil, duke treguar se zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit, përmirëson kontrollin e glukozës dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Sidoqoftë, një studim i ri i kryer nga shkencëtarët japonezë konsistonte në vëzhgimin se si konsumimi i çajit jeshil ndikon tek njerëzit që tashmë kanë diabet. Ata studiuan 4,923 pacientë me një moshë mesatare 66 vjeç.

Sipas tyre, njerëzit që pinin më shumë se katër filxhanë çaj jeshil në ditë kishin një rrezik 40 për qind më të ulët të vdekjes pas përfundimit të një studimi pesë-vjeçar.

Ashtu si çaji jeshil, kafeja është treguar se zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit, por shkencëtarët gjithashtu kanë hetuar se si kafeja ndikon tek njerëzit që tashmë janë me diabet.

Studimi i botuar në revistën “BMJ Open Diabetes Research & Care”, dhe thuhet se pirja e dy ose më shumë filxhanëve kafe gjatë ditës zvogëlon vdekshmërinë totale me 41 përqind, transmeton portal arbresh.info

“Kombinimi i çajit jeshil dhe kafesë uli ndjeshëm vdekshmërinë për shkak të të gjitha shkaqeve, me 63 përqind”, shkruajnë autorët e studimit.

Ekspertët këshillojnë që të konsumoni kafe dhe çaj jeshil pa shtuar sheqer dhe qumësht, në mënyrë që të merrni një efekt pozitiv./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara