Psikologia nga Turqia, Nejla Avcı, ka pohuar se pogaçja dhe byreku ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avcı ka marrë pjesë në seminarin “Mungesë vëmendjeje-çrregullim hiperaktiviteti” i organizuar nga Komuna Bağcılar e Stambollit.
Sipas deklaratës së komunës, Avcı në fjalimin e saj në seminar ka theksuar se mbi 50 për qind të popullatës shumica prej të cilëve fëmijë ka çrregullime të hiperaktivitetit, ndërsa i paralajmëroi prindërit.
Psikologia theksoi se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke e ndikuar negativisht zhvillimin e trurit.
“Çdo lloj i ushqimit si pogaçja dhe byreku ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që e jep, në mënyrë negative e ndikon trurin”, është shprehur ajo.
Avcı duke theksuar se mungesa e vëmendjes nuk është diçka psikike por vjen nga lindja, tha se shumica e fëmijëve kanë çrregullime të hiperaktivitetit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...