Dhimbja e kokës është njër dhimbjet më të padurueshme që ekzistojnë.
Sa herë ju kap një e tillë, uroni të keni në çantë ndonjë qetësues ose vraponi drejt farmacisë së parë për të blerë një të tillë.
Megjithatë, sipas një studimi të publikuar në ‘Journal of Pain’, në fakt dy gota birrë kanë efekt më të fortë qetësues se çdo lloj medikamenti. Hulumtuesit në Universitetin e Greenwich kanë zbuluar se konsumi i menjëhershëm i dy gotave birrë jo vetëm që neutralizon dhimbjen, por edhe e largon atë në masën 3/4.
Në qoftë se përmbajtja e alkoolit në gjak nuk kalon masën e 0.08%, ai ngërthen dhimbjen dhe e redukton gradualisht.
Sipas tyre, alkooli është një analgjezik efektiv i cil zbut në mënyrë të menjëhershme dhimbjen e vazhdueshme. Kjo gjë ”justifikon” qasjen e vazhdueshme ndaj alkoolit të atyre personave që vazhdojnë ta pinë edhe pse kanë probleme me shëndetin. Është e paqartë, megjithatë, në qoftë se alkooli zvogëlon ndjesinë e dhimbjes, sepse ndikon në receptorët e trurit apo për shkak se ul tensionin.
Dr.Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha për ‘The Sun’: “Alkooli mund të krahasohet me medikamente si kodeina dhe efekti është më i fuqishëm se tek paracetamoli”. Por ky studim ka akoma nevojë për thellime të tjera dhe nuk nënkupton që abuzimi me alkoolin të kthehet në sjellje të përditshme.
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin
Kancelari austriak përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe e u...
“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mbi...