Marrja duhur e folateve nga ushqimi ka treguar se mund të mbrojë organizmin nga kanceri i zorrës së trashë, stomakut, pankreasit dhe qafës së mitrës.
Edhe pse mekanizmi që qëndron pas kësaj ulje të dukshme të rrezikut aktualisht është i panjohur, studiuesit besojnë se folati mbron nga mutacionet e padëshiruar në ADN dhe ARN gjatë ndarjes së qelizave, njofton klan kosova.
Avokadot madje mund të kenë një rol në trajtimin e kancerit, ku në disa studime del që fitokimikatet e nxjerra nga avokado mund të pengojnë në mënyrë selektive rritjen e qelizave prekanceroze dhe kanceroze dhe të shkaktojnë vdekjen e qelizave kancerogjene, ndërsa inkurajojnë përhapjen e qelizave të sistemit imunitar të quajtur limfocitet.
Këto fitokimikale gjithashtu kanë treguar se ulin dëmtimin kromozomik të shkaktuar nga ciklofosfamidi, një ilaç kimoterapie.
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...
10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të ...
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar
Protesta në të gjithë Italinë për 1 Majin, tensionet përshka...