Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht shfaqen vonë në jetë, pasi që kjo është mosha kur priret të zhvillohet kjo sëmundje.
Mbipesha, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik e rrisin rrezikun e zhvillimit të problemeve me nivele të sheqerit në gjak – probleme të cilat mund të diagnostikohen si diabet, transmeton Telegrafi.
Janë disa simptoma paralajmëruese nga të cilat duhet të keni kujdes, sipas sajtit mjekësor ‘Healthline’.
Apetiti i tepërt është njëra nga simptomat, pasi ekspertët sugjerojnë se sheqeri që konsumohet nga ushqimi nuk arrin deri te qelizat.
“Trupi e përdor sheqerin në gjakun tuaj për t’i ushqyer qelizat. Kur qelizat nuk mund ta absorbojnë sheqerin, trupi kërkon për më shumë burime të energjisë, gjë e cila shkakton uri të vazhdueshme”, kanë shkruar ekspertët.
Përveç urisë së tepërt, shenjë e diabetit është edhe etja ekstreme dhe urinimi i tepërt.
Ekspertët gjithashtu kanë shtuar se mënyra më e mirë për t’i ulur nivelet e sheqerit në gjak janë ushtrimet fizike sepse ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të insulinës dhe i zvogëlojnë nivelet e sheqerit në gjak.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...