Një analizë e re gjaku mund të tregojë nëse kanceri rikthehet një vit para se ai të shfaqet në grafi apo skanime. Shkencëtarët besojnë se kjo rrit shanset e mbijetesës dhe gjetjen e tumorit më herët.
Testi u bë për kancerin e mushkërive, por ekspertët besojnë se ky përparim do të aplikohet në të gjitha tipet. Ata kanë marr mostra nga tumoret e hequra gjatë operacioneve dhe kanë analizuar AND-në e dëmtuar. Analizat e gjakut u bënë çdo tre muaj pas ndërhyrjes për të parë nëse grupet e qelizave rishfaqeshin.
Tumori mendohet të ketë një vëllim prej 0.3 mm kub kur i kap testi. Ekspertët thonë se kanceri në mushkëri rikthehet në gjysmën e të gjithë pacientëve. Analiza e re ka paralajmëruar 13 pacientë për një përsëritje. Një projekt i dytë tregon se tumoret me një AND “kaotike” kanë tendencën të rikthehen dhe të fshihen nga sistemi imunitar.
Ata shpresojnë se kjo do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja. Cancer Research UK thotë se studimi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan