Sëmundja e Alzheimerit do të jetë e menaxhueshme sikurse HIV-i brenda 10 viteve, citohet të ketë thënë shkencëtari i Çmimit Nobel.
Trajtimet e së ardhmes për harresën do të bëhen para se sëmundja të zhvillohet për të parandaluar simptomat, e jo për t’u përpjekur për t’i hequr, sipas profesorit Michel Goedert, i cili është përfshirë në zbulimin e rëndësisë së pllakave të proteinës në zhvillimin e Alzheimerit, transmeton portali arbresh.info
Profesori Goedert nga Universiteti i Kembrixhit shtoi: “Alzheimeri do të bëhet diçka si HIV-i.
“Është ende aty, por përmbahet ose ngadalësohet me trajtime të barërave.
“Do të zhduket si problem madhor nga shoqëria”.
Sëmundja e Alzheimerit prek rreth 5.5 milionë njerëz në SHBA dhe 850 mijë në Britani të Madhe. Shumica e të sëmurëve jetojnë vetëm tetë deri në 10 vjet pas diagnostikimit./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje