Ndonëse jo të gjithë mjekët janë informuar për alarmin e dhënë nga Agjencia Europiane e Barnave, për mos përshkrimin në recetë të antibiotikëve të klasës kinolone dhe fluorkinolone, Agjencia e Kontrollit të Barnave në Tiranë thotë se ka marrë masat që të gjithë të informohen në kohë të menjëhershme.
“Kemi informuar menjëherë Urdhrin e Mjekut dhe të Faramcistit, në mënyrë që të njoftohen mjekët”, u shpreh Dajana Roshi, specialiste e farmakovigjilencës pranë AKB-së.
Sipas Roshit, faramcistët duhet të shikojnë me përgjegjësi recetat që përshkruajnë mjekët dhe në rast se hasen këto antibitokë që japin efekte të parikuperueshme, pasi prekin sistemin nervor, tendiant etj., të kontaktojnë menjëherë me mjekun.
Ndërkohë mjekët duhet të rifreskojnë njohuritë e tyre mbi barnat pasi në web-in e Agjencisë është publikuar njoftimi i FDA me informacion për mjekun dhe pacientët. Antibiotikë të familjes kinolone dhe fluor kinolone japin efekte të pa rikuperushme pasi prekin sistemin nervor dhe atë muskulor.
Simptomat janë ënjtje të artikulacioneve, depresion, humbje të memories, humbje të shikimit dhe dëgjimit e të tjera. Në rastet kur pacienti duhet ta marrë domosdoshmërisht pasi në fakt efektshmëria e gjeneratës së re të këtyre antibiotikëve është e lartë, ai duhet të vërë re me kujdes nëse pas 48 orëve i janë shfaqur këto simptoma, pasi duhet ta ndërpresë menjëherë mjekimin me këto antibiotikë./g.shqip/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan