Hulumtimet zbulojnë se afro një e treta e nënave, që përjetojnë depresion postnatal vuajnë në qetësi dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësorë.
Nga frika se mund të vihen në pikëpyetje aftësitë e saj si nënë dhe shqetësimet se si t’i lënë fëmijët e tyre, këto nëna po e mbajnë fshehtë problemin që kanë.
Studimi i bërë me 700 nëna, tregon se ato po e fshehin dhe nxisin sëmundjen, duke dashur të jenë një prind i përkryer, që e ushqen fëmijën me gji.
Ato kanë thënë se arsyeja kryesore që nuk kanë kërkuar ndihmë, është se simptomat nuk ju kanë dukur shumë serioze, duke menduar se është vetëm një shqetësim i përkohshëm, transmeton Telegrafi.
Afro 74 për qind, kanë qenë të rrezikuara, se nëse diagnostikohen, mund të ngrenë shqetësime për aftësitë e tyre si prind. Ndërsa, 74 për qind, kanë thënë se janë ndjerë “sikur po e lënë familjen në plan të dytë”.
Depresioni i pas lindjes, zakonisht fillon dy muaj pasi bebja të ketë ardhur në jetë.
I ngjashëm me shumë sëmundje depresive, edhe ky rast shoqërohet me ndjenjën e mungesës së lumturisë, apetit të dobët, libido të zvogëluar, insomni dhe mungesë të vetëbesimit. /telegrafi
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...